Një i ri është arrestuar për armëmbajtje pa leje, pasi u kap me një pistoletë. Pas informacioneve në rrugë operative se në Bathore në rrugën “Demokracia”, një person qarkullonte në orët e pasdites duke mbajtur me vete armë zjarri, efektivët kanë ndërhyrë.

Gjatë kontrollit fizik që iu bë 26-vjeçarit me inicialet G. Sh., i është gjetur në trup (në brez), një armë zjarri pistoletë dhe një krehër me 8 fishekë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.