Një aksident rrugor ka ndodhur këtë mbrëmje në Lezhë. Ngjarja është shënuar në fshatin Barbulloj e re, ku një makinë ka përplasur një këmbësor.

Mësohet se këmbësori ka qenë duke ecur në anë të rrugës, kur është përplasur nga makina, e cila është larguar menjëherë nga vendngjarja.

 

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.