Një çift bashkëshortësh kanë ngelur të plagosur pasi automjeti i tyre ka humbur kontrollin dhe është përplasur me murin e një lokali që ishte anë aksit rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Broshkë të Elbasanit.

Policia bën me dije se shtetasi K.H, 31vjeç, banues në fshatin Bishqem, Peqin, duke drejtuar mjeti tip “Ford”, me targa AA 567 TU, ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë, janë aksidentuar shtetasit S.H., 33 vjeç banues në fshatin Bishqem, si dhe bashkëshortja e tij shtetasja F. H.,39 vjeçe.

Të aksidentuarit ndodhen në spitalin e Elbasanit, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.