Marijuanë mes serës me domate, kontrolli i rastësishëm fundos dy shqiptarët

12/07/2018 - 13:14

Një kontroll i rastësishëm i një agjensie agrokulturore, ka bërë që policia italiane të zbulojë një serë ku kultivohej drogë mes rreshtave të domateve.

Sera në Ragusa të Italisë menaxhohej nga 36-vjeçari shqiptar Andi Sina, që jetonte në Itali në mënyrë ilegale, i cili ra në prangat e policisë bashkë me një shqiptar tjetër me iniciale Enio Toska, 18 vjeç si dhe dy rumunët M.A.L., 37 vjeç dhe A.E., 18 vjeç.

Gjatësia e bimëve të marijuanës e fshehur mes domateve shkonte nga 180 deri në 230 centimetra dhe u zbuluan nga qentë anti-drogë.

Pas kontrollit në shtëpinë ku rrinin të ndaluarit, u sekuestruan 10 gramë kokainë të fshehur në një aparat fotografik në dhomën e gjumit, dy peshore elektronike dhe 18 fishekë pistolete. Gjithashtu u zbulua se të arrestuarit vidhnin energji elektrike.

Të katërt janë dërguar në burg me akuzën e kultivimit dhe prodhimit të lëndëve narkotike si dhe të municioneve. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Dy ditë më parë, në orët e pasdites ka ndodhur një tjetër ngjarje kriminale në Shkodër.

Policia italiane ka arrestuar 4 shtetas shqiptarë me akuzën e trafikut të drogës.

Një 27-vjeçar ka përfunduar në arrest pasi është kapur me kokainë në automjetin e tij.

Është dënuar me 25 vite burg shqiptari i cili cilësohet si bossi i kokainës në Angli.

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga menxaherin e firmës dhe një nga teknikët, pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Fabrikën e Çimentos në

Goditet një rast i trafikimit të minave me telekomandë, ndërsa është arrestuar një 28-vjeçar.

Familjarët e 39-vjeçarit që i vuri flakën vetes në makinë kanë treguar se janë të shokuar nga ngjarja.

Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka qëlluar me armë në dasmën ku ishte i ftuar, ndërkohë që është proceduar në gjendje të l

Në vijim të zbatimit të Forcës së Ligjit në territor, Seksioni për hetimin e krimit ekonomik në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë dhe

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth mesnatës në lagjen nr 1, pranë kampit të punëtorëve, në Korçë.