Ka ndërruar jetë në spital pas plagëve të marra 33-vjeçari Genci Caci nga Vlora, i cili mbeti i plagosur në atentatin e mbrëmshëm në Durrës, ku u vra dhe shoku i tij Edison Harizaj.

Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 23.00, në zonën e plazhit.

Harizaj dhe Caci morën plagë të shumta nga bresheria e plumbave që u derdhën mbi automjetin tip Audi me te cilin po lëviznin.