Një 71-vjeçare nga Kosova është mbytur në plazhin e Shëngjinit. Pushuesja nga Podujeva është identifikuar me iniciale Sh.L.

Nuk dihen ende detaje të reja në lidhje me mbytjen e turistes. Sakaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Ajo është viktima e gjashtë e bilancit tragjik të kësaj vere në plazhet e Shqipërisë. Një 34-vjeçar është mbytur në plazhin e Shëngjinit 5 ditë më parë. Ndërsa një 60-vjeçare ndërroi jetë tre ditë më parë në plazhin e Durrësit. Më herët kanë ndërruar tre pushues kosovarë,  një 75-vjeçar në plazhin e Shëngjinit,  një 73-vjeçar te Shkëmbi i Kavajës dhe një 60-vjeçar në Durrës.