Një person është mbytur në ujërat e lumit Drin në Shkodër mëngjesin e sotëm.

Burime nga policia thonë se trupi i pajetë i viktimës u konstatua nga qytetarët pranë urës së Bahçallëkut, të cilët njoftuan uniformat blu.

Viktima është identifikuar nga familjarët dhe është 71-vjeçari me iniciale Sh.Ç., banues në lagjen Danjel Matlia, Shkodër.

Në vendngjarje shkoi grupi hetimor për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.