Specialistët për hetimin e trafiqeve dhe narkotikëve në Drejtorinë Vendore Durrës, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, arrestuan në flagrancë një person me kanabis.

I arrestuari është shtetasi A. M., 24 vjeç, banues në Durrës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin të cilin ai drejtonte, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi prej 6.6 gramë lëndë narkotikëve, e llojit cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.