Zbardhet dëshmia e 29-vjeçarit Noel Disha, autorit të vrasjes së 28-vjeçarit Vilson Tafçiu, mbrëmjen e 20 janarit në “Astir”, në një ndër lokalet më të populluara.

Në dëshminë e tij para uniformave blu, një ditë pas dorëzimit, i riu ka thënë se nuk ka dashur ta vrasë shokun e tij, por e kishte bërë pasi ky i fundit e kishte sharë nga nëna. Më tej, ai ka thënë se është larguar pas krimit dhe është fshehur në një hotel në Kavajë.

“Me Vilsonin ishim shoke prej vitesh. Nuk kam dashur ta vras. Te henen shkova tek Artisti per ta takuar. Nuk kam paur si qellim ta vras. Une levizja gjithmone me arme me vete. Kur e takova ai me shau nga nena. U ndjeva shume i ofenduar per shkak te marredhenies qe kishim pasur. Une e kam marre ne shtepi nuk duhet ta thoshte kete gje. U nervozova dhe e qellova. Pas krimit jam larguar dhe kam qendruar ne nje hotel ne Kavaje. Jam shume i penduar per krimin e kryer”, ka thënë i riu para policëve.

Ndërkohë, 29-vjeçari nuk ka dhënë detaje pse është prishur miqësia mes tij dhe viktimës. Ai ka thënë se është në gjendje të rënduar psikologjike dhe se do të flasë në një moment tjetër.

28-vjeçari u ekzekutua mbrëmjen e mbrëmjen e së hënës, teksa kishte pak kohë që ishte kthyer nga jashtë shtetit dhe po konsumonte kafe në një lokal të njohur në zonën e Astirit me dy vajza. Ai u nxor jashtë dhe u ekzekutua me një plumb në zemër.