Një 49-vjeçar ka humbur jetën në minierën e kromit në Bulqizë.

Viktima i identifikuar si Fiqiri Karaj, ka humbur jetën teksa ishte duke punuar në galeritë e Zonës D ku është goditur nga një masiv gurësh.

“Rreth orës 12.10, Policia e Bulqizës ka marrë njoftim se në galerinë e një miniere kromi, dyshohet se gjatë punës është aksidentuar dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi F. K., 49 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, po kryen veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”- njofton policia.