Një 59-vjeçare banuese në Devoll dhe një 26-vjeçar nga Kosova janë ndaluar në portin e Durrësit ditën e djeshme.

Sipas njoftimit të policisë, shtetasja S.L., vjeçe 59, banuese në Devoll, gjatë kontrollit në hyrje, iu gjetën e bllokuan 2 pasaporta të vjetra Shqiptare, në emër të shtetases F.T.

Ndërsa për shtetasin kosovar B.L, vjeç 26, dyshohet se në PKK, Port, me një pasaportë të falsifikuar ka tentuar të kalojë kufirin në mënyrë të paligjshme për në Itali.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës për të dy rastet.