Një biznesmen ndërtimi është ndaluar në Tiranë për akuzën e mashtrimit.

I ndaluar me urdhër të Prokurorisë së Tiranës është biznesmeni Dritan Llanaj dhe dy persona të tjerë.  Ata akuzohen për përfitim të pronës me anë të falsifikimit të dokumenteve për një sipërfaqe rreth 25 mijë m² në zonën e Laprakës.

Dyshohet se ata kanë falsifikuar një dokument të kthimit të pronave dhe kanë përfituar këtë sipërfaqe toke.