Një nga të plagosurit në Vlorë mbrëmjen e sotme që dyshohet se ka qenë edhe shënjestra e atentatit është Nikollaq Çepaj (Taullaraj) ndodhet në gjendje të rëndë, pasi njëri plumb e ka kapur në kokë dhe disa në trup.

Ndërsa kunati i tij Roland Çepaj ndodhet në gjendje të stabilizuar, pasi ka vetëm një plagë në këmbë nga plumbi që mori.  

Dy të plagosurit me armë zjarri nga atentati në Vlorë janë duke marrë mjekim në spitalin e qytetit bregdetar. 

Nikollaq Çepaj sapo kishte dalë nga burgu, vetëm tre ditë më parë, pasi më 8 qershor të vitit 2018 u arrestua për plagosjen me armë zjarri të Eraldo Lazajt brenda një lokali në lagjen “Pavarësia”. 

Por pas daljes nga burgu, iu bë atentat dhe tashmë ndodhet i plagosur në spital. Pista e parë që po hetohet është hakmarrja.