Policia e Kufitare e Rinsait vijon kontrollet intensive për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Një 46-vjeçare u procedua penalisht pasi iu gjetën 18,500 euro të padeklaruara në degën e doganës në Rinas.

”Në vijim të kontrolleve të shtuara nga ana e Policisë Kufitare, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, shërbimet e Policisë, në dalje të RSH-së, në aeroportin e Rinasit, pas analizës së riskut, kanë ndaluar  shtetasen F. Ç., 46 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila kishte kaluar zonën e skanerit”, informon policia.

Në përfundim të veprimeve shtetasja F. Ç. u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Mos deklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime te mëtejshme.