Tjetër plagosje me thikë në Durrës. Policia njofton se një 60-vjeçar është paraqitur në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 23.09.2020, rreth orës 17:10, jemi njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal Durrës, se ka shkuar i dëmtuar me mjet prerës (thikë), në rrethana ende të paqarta shtetasi L.B., rreth 60 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.”,- njofton policia.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë janë duke punuar për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Kujtojmë se një ditë më parë një konflikt mes adoleshentëve në Sukth të Durrësit u mbyll me një 17-vjeçar të plagosur dhe një 16-vjeçar të prangosur.

Ndërkohë, fundjaven e kaluar dy persona humben jeten dhe dy te tjere mbeten te plagosur ne dy sherre momentale qe degjeneruan ne perdorimin e armeve te zjarrit dhe thikes.