Një aksident ku kanë mbetur të përfshirë dy automjete është regjistruar mesditën e sotme tek Ura e Dajlanit.

Fatmirësisht nga përplasja ka pasur vetëm dëme materiale dhe jo të lënduar.

Për shkak të motit të mirë, aksi rrugor Ura e Dajlanit-Plepa ka regjistruar trafik të rënduar, pasi shumë qytetarë iu drejtuan këtë të diel vijës bregdetare për të konsumuar një kafe apo një drekë në lokalet dhe restorantet e plazhit dhe Shkëmbit të Kavajës.