Një aksident ku janë përfshirë dy automjete me pasojë plagosjen e një pasagjereje, është regjistruar mesditën e kësaj të shtune.

Policia e Durrësit informon se aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:00, në autostradën Laç-Fushë Krujë.

Një mjet tip “Benz” me drejtues shtetasin A.L., ka goditur mjetin tip “Toyota” me drejtues shtetasin E.S., e për pasojë është dëmtuar shtetasja I.S., 23 vjeçe, pasagjere në mjetin tip “Toyota”.

E plagosura është dërguar në spital, nga ku raportohet se është nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.