Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e dy shtetasve ka ndodhur sot në qytetin e Elbasanit. Nga të dhënat e para raportohet se tre mjete janë përfshirë në aksident në unazën e qytetit pranë vendit të quajtur si “Kryqëzimi i Kinezëve”.

“Në Unazë e qytetit te Kryqëzimi i Kinezëve, janë përplasur 3 mjete, si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 2 pasagjerë të cilët janë transportuar në Spitalin e Elbasanit, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit”, thuhet në njoftim.