Një aksident i rëndë është shënuar në Kavajë rreth orës 17:05 të ditës së martë, ku për pasojë ka ndërruar jetë një 22-vjeçar. Shkak i aksidentit me pasojë vdekjen e të riut dyshohet të jetë bërë një parakalim i gabuar.

“Rreth orës 17:05 në aksin rrugor Rrogozhinë- Kavajë automjeti me drejtues shtetasin O. L.,22 vjeç, si shkak i një parakalimi të gabuar ka devijuar nga aksi rrugor duke u përplasur me trafikndarësen. Si pasojë e daljes nga rruga, ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit shtetasi O. L”,- njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.