Një 34-vjeçar është aksidentuar gjatë punës në Gjirokastër. Mësohet se i plagosuri është shtetasi Menti Cobo nga Berati.

Punëtori 34-vjeçar është dëmtuar me sharrë, ndërsa ndodhet në spitalin rajonal të Gjirokastrës "Omer Nishani".

Për shkak të plagëve të rënda, 34-vjeçari pritet të dërgohet me helikopter në Tiranë.