Policia e Durrësit ka arrestuar autorin e plagosjes me thikë që ndodhi një ditë më parë, kur u qëllua një 19-vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve arrestuan në flagrancë shtetasin S. K., 28 vjeç, banues në Durrës.

Policia informon se më datë 27.01.2021, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin E. H., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë e kapën autorin dje në banesën e tij menjëherë pas ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” në ngarkim të shtetasit S. K.