Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të mërkure në Durrës ku një 25-vjeçar ka plagosur me thikë dy prindërit e tij pas një zënke.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e Asije dhe Destan Neziri, 64 vjeçe dhe 75 vjeç, në lagjen nr.17 në zonën e Kënetës.

Dy të moshuarit janë transportuar në Urgjencën e Durrësit dhe ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.

Në një njoftim për median, Policia e Durrësit bën me dije se punon për kapjen e 25-vjeçarit, Hajri Neziri dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 20.06.2018, rreth orës 14 : 45, në lagjen Nr.17/1 shtetasi H.N. 25 vjeç ka goditur me thikë prindërit e tij, shtetasit D.N. 75 vjeç dhe A.N. 64 vjeçe,  të cilët ndodhen në Reanimacion në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.