Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri pak minuta më parë në zonën e plazhit, në Durrës.

DurrësLajm mëson se i plagosuri, identiteti i të cilit nuk dihet ende, ka marrë një plumb në këmbë.

Drejt vendngjarjes janë nisur me urgjencë një autoambulancë dhe efektivët e policisë. 

Plagosja ka ndodhur pranë filialit të Postës Shqiptare, në sektorin Hekurudha, në lagjen nr.13.

Policia është vënë në ndjekje të autorit të plagosjes.

Pritet që policia të dalë me një njoftim për shtyp për ngjarjen që tronditi zonën e plazhit mbrëmjen e sotme.