Një 65-vjeçare është sulmuar nga qentë, teksa po çonte mbesën në shkollë këtë mëngjes.

Ngjarja ka ndodhur në Papërr të Elbasanit ku u sulmua shtetasja Lumturi Gjeli. Ajo është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nuk dihet ende detajet se si ka mundur mbesa e vogël t’iu shpëtojë dhëmbëve të qenve të rrugës.