Një 65-vjeçar i cili punonte si roje në Manastirin e Çifligut, është gjetur i pajetë në rrugë, në zonën e ish-fermës në Korçë. 

Viktima është shtetasi Vasil Mati i cili ishte duke shkuar për në pune, kur ka humbur jetën.

Ndërkohë në trupin e 65-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhunë.

Paraprakisht dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale,  ndikuar nga i ftohti.