Një 24-vjeçar ka rënë në prangat e policisë. Shtetasi V.D., banues në Lushnje u ndalua nga policia teksa udhëtonte me makinë. 

Efektivët e rrugores i kanë kërkuar dokumentat, por ka rezultuar se i riu nuk ishte i pajisur me leje drejtimi.

Por përveç kësaj shkeljeje, situata për 24-vjeçarin është rënduar pas kontrollit që iu bë brenda automjetit tip “Toyota”. Policia gjeti aty dy doza me lëndë narkotike, e dyshuar kokainë.