"Pse s'ecën shpejt", godet shoferin e urbanit, kapet i riu që theu masën e sigurisë

21/09/2019 - 10:59

Thyen masën e sigurisë "Arrest shtëpie" dhe më pas konfliktohet për motive të dobëta me shoferin e autobusit të një linje urbani duke e goditur me mjete të forta, vihet në pranga nga policia 23-vjeçari.

Në pranga dhe një tjetër shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale "Përndjekja".

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, arrestuan në flagrancë shtetasin: A. K., 23 vjeç, banues në Tiranë (me precedentë të mëparshëm penal).

Shtetasi i mësipërm ka thyer masën e sigurisë "Arrest shtëpie" duke dalë nga shtëpia dhe më pas është konfliktuar për motive të dobëta (pse autobusi nuk ecte shpejt), me shoferin e autobusit të një linje urbani duke e goditur me mjete të forta në pjesën e fytyrës.

Pas marrjes së njoftimit shërbimet e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje ku dhe arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., për veprat penale "Plagosje e lehtë me dashje" dhe "Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit".

Gjithashtu nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2. u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit: F. Z., banues në Tiranë. Ky shtetas është person i shpallur në kerkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 8 muaj burg për veprën penale "Përndjekja".

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Shkatërruan stolat e stadiumit “Air Albania” dhe hodhën sende të forta në fushë gjatë dy ndjeshje të futbollit më datë 21 e 22 shkurt, vi

Në lokal me pistoletë me vete, arrestohet në flagrancë një i ri në Durrës.

Policia rrugore ka vijuar kontrollet gjatë natës së kaluar në disa pika në kryeqytet.

Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Çekrez të Gramshit ku dy persona kanë vdekur dhe tetë të tjerë janë plagosu

Një 37- vjeçar shqiptar është qëlluar me plumb në kokë në rrugën Kerasuntos të lagjes Egaleo në Athinë të Greqisë.

Një biznesmen është shoqëruar nga policia në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas për shkak se është kapur me armë.

Një aksident ku janë përfshirë dy automjete me pasojë plagosjen e një pasagjereje, është regjistruar mesditën e kësaj të shtune.

Dy automjete kanë përfunduar në një kanal në rrugën Rinas - Fushë-Krujë pranë vendit të quajtur “Kthesa e Bubqit”.

Një tjetër tentativë për të transferuar paratë në mënyrë të paligjshme është goditur sot, por kësaj here nga Policia e Rinasit.

Në vijim të zbatimit të masave të shtuara për luftën ndaj krimeve ndërkufitare, si rezultat i kontrolleve të shtuara, Policia Kufitare e