Qarkullonte me distinktiv dhe dokumente të falsifikuara, arrestohet i riu

04/04/2020 - 18:05

Një tjetër shkelje e masave administrative kufizuese ndaj ‘armikut’ Covid-19 është shënuar në qytetin e Shkodrës.

Policia ka vënë nën pranga shtetasin Z. Gj. 42 vjeç, i cili ka qarkulluar me automjet dhe pas ndalimit për kontroll nga ana e shërbimeve policore ky shtetas ka paraqitur një dokument dhe distinktiv të ‘Europolice’ dhe pas verifikimeve të kryera ka rezultuar si dokument fals.

Ndëshkohet edhe pasagjeri, me masë 10.000 lekë, për thyerje të rregullit të ndalimit të lëvizjes për këmbësorë pas orës 13:00, pa ndonjë arsye.

Njoftimi policia Shkodër

Përdorte dokument të falsifikuar për të qarkulluar gjatë orarit për qëndrim në banesë, në kuadër të masave kufizuese për mospërhapjen e COVID-19, arrestohet në flagrancë nga shërbimet e Policisë.

Ndëshkohet edhe pasagjeri, me masë 10.000 lekë, për thyerje të rregullit të ndalimit të lëvizjes për këmbësorë pas orës 13:00, pa ndonjë aryse.

Strukturat e DVP Shkodër, në vijim të kontrolleve për zbatimin e masave kufizuese, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit: Z. Gj. 42 vjeç, banues në Tale, Lezhë.

Arrestimi i tij u bë pasi, në vendin e quajtur Shtoj i Ri, Shkodër, duke drejtuar mjetin tip Audi, u ndalua nga shërbimet e Policisë për kontroll të autorizimit për lëvizje. Ky shtetas u ka paraqitur punonjësve të Policisë një dokument dhe distinktiv të “Europolice”.

Nga verifikimet paraprake me Europolin rezulton se këto dokumente janë të falsifikuara.

Gjithashtu, është ndëshkuar me masë administrative, për moszbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 “Për masat ndaj COVID-19”, pasi ka thyer rregullin e vetëkarantinimit, edhe pasagjeri që udhëtonte me shtetasin e arrestuar në flagrancë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Rreth orës 22:24, në aksin rrugor Plepa-Shkozet, janë përfshirë në një aksident rrugor 3 mjete e për pasojë ka mbetur i lënduar vetëm një

Një aksident rrugor ku janë përfshirë disa automjete ka ndodhur para pak minutash në autostradën Durrës-Tiranë, në unazën e Shkozetit.

Kreshnik Tusha, 21-vjeçari, i cili mbeti i plagosur në atentatin e Kurbinit ka mohuar të jetë autor i vrasjes së Bujar Likës dhe Paulin G

Njësia Speciale FAST ALBANIA ka finalizuar operacionin e koduar "Teleferiku".

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Tiranë.

Vetëm 23 minuta pas atentatit me dy të vrarë në një hotel në Laç, një shpërthim i fuqishëm ndodhi në një hotel në Rrugën e Dibrës në Tira

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënd

Një 50-vjeçare është gjetur e vdekur në Kreshovë të Kolonjës, në hangarin afër banesës së saj.

Dy minorenë të moshës 13 dhe 15 vjeç mbetën të plagosur mëngjesin e kësaj të hëne, si pasojë e një aksidenti rrugor.

Tri makina janë përfshirë në një aksident zinxhir mëngjesin e sotëm te rruga paralel me portin e Durrësit.