Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së dielës në qytetin e Korçës.

Sipas policisë, rreth orës 21:45, në lagjen nr 4., “dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit në pronësi të shtetasit A.A.mjet i cili ishte i parkuar në rrugë”.

Grupi hetimor që ka mbërritur në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e kapjen e autorëve.