Qëllohet me breshëri plumbash makina e biznesmenit, aktivisti i PD-së

20/10/2018 - 16:28

Dy ditë më parë, në orët e pasdites ka ndodhur një tjetër ngjarje kriminale në Shkodër. Makina e biznesmenit dhe një aktivist i njohur në radhët e PD Pjerin Kaçi është qëlluar me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Sektor të njësisë Velipojë. Sapo është ulur nga makina dhe ka qenë duke u ngjitur në një lokal persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar në makinën e biznesmenit dhe anëtarit të PD Pjerin Kaçi.

Mjeti tip Kyron me targë AA 497 UK është qëlluar në pjesën e përparme me armë zjarri por edhe në pjesën e pasme të saj. Në ato momente sipas burimeve biznesmeni Kaçi është futur brenda lokalit për t’i shpëtuar plumbave.

Pas kësaj ngjarje autorët janë larguar me shpejtësi. Policia ka mbërritur në vendngjarje pasditen e 18 tetorit por ende nuk ka arritur në identifikimin e autorëve. Ndërkohë kjo ngjarje nuk është bërë me dije nga policia e Shkodrës edhe pse është një atentat kriminal ndaj një biznesmeni dhe aktivisti të PD në zonën e Velipojës.

I pyetur për këtë ngjarje Pjerin Kaçi ka deklaruar se nuk e ka idenë përse ka ndodhur për shkak se nuk ka konflikte me kend ndërsa ka dyshime se mund të ketë ardhur për shkak të bizneseve apo edhe si aktivist i njohur në radhët e PD.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Policia e Elbasanit ka ndërhyrë në kohë gjatë natës së kaluar në një konflikt ku janë përdorur dhe armët e zjarrit.

I riu Jurgen Kurti, një emër i njohur për drejtësinë u ekzekutua mbrëmjen e së hënës pranë banesës së tij në zonën e Tiranës së re.

Viktima e sotme në Tiranë Jurgen Kurti nuk është një emër i panjohur për policinë por dhe për publikun shqiptar.

Të shtëna armësh tronditën zonën e Tiranës së Re pranë shkollës “Petro Nini” mbrëmjen e së hënës.

Një vrasje me armë zjarri raportohet para pak minutash në Tiranë.

Policia italiane ka arrestuar brenda një muaj dy herë një shqiptar në Bastia Umbra, i akuzuar për shitje të lëndëve narkotike.

Policia e Shkodrës në bashkëpunim me forcat “Shqiponja” kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Kir”, gjatë të cilit janë sekuestr

Forcat e policisë së komisariatit numër 6 në kryeqytet kanë bërë shoqërime të banorëve të "Unazës së Madhe" pas bllokimit të rrugës dhe d

Policia njofton se mesditën e sotme punonjësit e OST pranë fshatit Krastë, Thumanë kanë konstatuar se njëra këmbë e shtyllës së tensionit