Një sherr mes disa personave kanë ndodhur sot në Mullet. Ngjarja ka ndodhur në parkimin e kompleksit “Equos”.

Deri tani bëhet me dije se nuk ka viktima, por mësohet se është qëlluar disa herë me pistoletë në ajër.

Nuk janë të qarta ende motivet e sherrit, por mësohet se gjithçka ka ndodhur tek parkimi i resortit. 

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për identifikimin e autorëve.

NJOFTIMI I POLICISE:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:45, është njoftuar salla operative se në Mullet një shtetas dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe është larguar me shpejtësi me një mjeti tip “Fuoristradë”.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si edhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.