Specialistët për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, falë informacionit të qytetarëve dhe reagimit në kohë, arrestuan në flagrancë 2 të rinj si dhe nisën procedimin ndaj një minoreni, pasi qëllonin me armë zjarri në ajër.

U arrestuan L.B., 21 vjeç, K.P.,19 vjeç, si dhe filloi procedimi penal për shtetasin e mitur A.K., 17 vjeç, banues në lagjen nr.15, Durrës.

Arrestimi i tyre u bë pas informacioneve të marra nga qytetarët se këta shtetas në Porto-Romano, ishin duke qëlluar me armë zjarri në ajër.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit automatik.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës për veprën penale "Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit".