Numri i viktimave në aksidentin e ndodhur në Rrugën e Kombit, pasditen e sotme ka shkuar në dy. Mësohet se një nga dy personat që mbetën të plagpsur, i cili u nis për ndihmë mjekësore të specializuar drejt Tiranës, ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës.

Ai kishte marrë goditje shumë të forta, pasi mjeti në të cilin udhëtonin tre të rinjtë, doli nga rruga, dhe fatkeqësisht nuk mbijetoi dot.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme. Mjeti i llojit “Golf”, doli nga rruga në autostradën Kalimash-Morinë, pjesë e Rrugës së Kombit, në vendin e quajtur “Shkodra Beton” dhe u përmbys. Për pasojë, njëri prej tyre ndërroi jetë në vend. Tashmë, nga ky aksident, janë shënuar dy viktima dhe një tjetër ndodhet ende në spital, në gjendje të rëndë.