Arrestohen në flagrancë dy vëllezër dhe xhaxhai i tyre në Krujë, pasi u përfshinë në një sherr me njëri-tjetrin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. D., 32 vjeç, E. D., 26 vjeç (vëllezër) dhe F. D., 40 vjeç, (xhaxhai), banues në Fushë Krujë.

Sipas policisë, të tre të arrestuarit, në afërsi të banesës së tyre, janë konfliktuar fizikisht, duke e goditur njëri-tjetrin me grushte dhe sende të forta. Konflikti ka ndodhur për motive të dobëta.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje”.