Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë, ku ka mbetur i plagosur me thikë një i ri.

Mësohet se i riu ka qenë i përfshirë në një sherr banal mes të rinjve.

Mësohet se sherri ka ndodhur jashtë një lokali në zonën e Skelës, i cili më pas ka degjeneruar në përdorimin e armëve të ftohta.

I plagosur është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka mbërritur në vendngjarje po punon për zbardhjen e ngjarjes.