Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të një banese në Shijak, ndërsa ndaj pronarit të saj ka nisur procedimi penal. 

Burime nga policia bëjnë me dije se mëngjesin e ditës së djeshme rreth orës 04:00, është qëlluar me armë zjarri drejt banesës së shtetasit me iniciale A.Ç, por ky i fundit nuk ka kallëzuar krimin dhe për këtë arsye policia ka nisur procedimin penal ndaj tij.

Në vendin e ngjarjes policia gjeti dhe sekuestroi 19 gëzhoja automatiku. Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e ngjarjes.

Njoftimi i policisë: 

Më datë 22.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin A. Ç. vjeç 52 banues në Shijak, pasi në orën 04:00, në banesën e tij, persona të paidentifikuar, kanë gjuajtur me armë zjarri banesën dhe nuk ka kallëzuar krimin. Në vendin e ngjarjes u gjetën e bllokuan 19 gëzhoja automatiku. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 300, 301, 278/4, 150 dhe 84 i Kodit Penal