Një sasi tritoli ka shpërthyer mëngjesin e sotëm jashtë rrethimit të banesës së 22-vjeçarit Eraldo Koçja në Fushë-Krujë.

“Më datë 15.07.2020, rreth orës 02:15, jashtë rrethimit të  banesës së shtetasit E.K., 22 vjeç, në Fushë Krujë, ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse, nga e cila ka vetëm dëme të vogla materiale.”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.