Një 36-vjeçar shqiptar, me banim në provincën e Cuneo, u gjet i vdekur këtë të dielë përgjatë rrugës provinciale që të çon nga Stupinigi për në Orbasano, në lokalitetin Stupinigi di Nichelino.

Shqiptari Franko Gjinaj u gjet i pajetë nga disa shoferë të rastit që kaluan në atë zonë rreth orës 03:30. Karabinierët  mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe nisën hetimet.

Dyshohet se Gjinaj po kalonte rrugën kur është përpasur nga një makinë, drejtuesi i së cilës është larguar nga vendngjarja.

Komanda provinciale e karabinierëve ka vendosur pika kontrolli në të gjithë zonën metropolitane të Torinos për kapjen e autorit të aksidentit.