Një 53-vjeçar shqiptar është gjetur pajetë nga bashkëshortja e tij në oborrin e shtëpisë të mikut të tij. Kjo ngjarje ka ndodhur në Castelfidardo të Italisë dhe sipas mediave italiane, 53-vjeçari ka dalë nga shtëpia e tij dhe i është drejtuar shtëpisë së shokut të tij.

Pas orësh të tëra pritjesh, bashkëshortja e tij e shqetësuar  pasi 53-vjeçari nuk po kthehej ka dalë për ta kërkuar.

Ajo u trondit kur e gjeti bashkëshortin e saj shtrirë në oborrin e shtëpisë së mikut të tij. Ndonëse lajmëroi menjëherë ambulancën, për 53-vjeçarin nuk mund të bëhej asgjë.

Shkaqet e vdekjes së tij ende nuk dihet dhe gjithashtu nuk është publikuar as identiteti i tij nga mediet e vendit fqinjë.

Gjithashtu thuhet se në shtëpinë ku ai kishte shkuar për vizitë nuk ishte asnjë njeri. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.