Një shqiptar ka ndërruar jetë pasi është qëlluar disa herë me thikë nga një fqinje e tij.

Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Kretë, ndërsa mediat lokale japin edhe detajet e para.

Ngjarja

Mësohet se shqiptari 35-vjeçar, baba i dy fëmijëve kishte dalë rreth orës 01:00 të mëngjesit nga shtëpia e tij dhe kishte shkuar tek fqinja greke, e cila kishte ngritur muzikën dhe po shkaktonte rrëmujë.

Ajo ishte në krizë totale, pasi ishte përdoruese droge, shkruajnë mediat greke. 

Kur fqinja greke 26-vjeçare e kishte parë shqiptarin që po vinte, kishte marrë një thikë në kuzhinë dhe e kishte sulmuar menjëherë. Ajo e kishte qëlluar disa herë me thikë në kraharor

Menjëherë ishin njoftuar ambulanca dhe policia, por edhe pse ndërhyrja ishte e shpejtë, babai i dy fëmijëve, një djali 7 vjeç dhe i një vajze 15 muajshe ka ndërruar jetë duke u transportuar për në spital.