Një skaf është përfshirë nga flakët pak çaste më parë në ujërat e Borshit, çka ka shkaktuar panik te pushuesit.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri, ndërsa fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes.