"SMOKE SNAKE"/ Ja 3 shqiptarët e arrestuar, sekuestrohen 500 mijë euro pasuri

13/11/2017 - 10:50

Policia e Shtetit ka dhënë detajet e operacionit “Smoke Snake”, të kryer nga Guardia di Finanza e Marcianis, në kuadër të të cilës u shkatërrua një organizatë kriminale Italo-Shqiptare. Gjatë ditës së sotme janë lëshuar 26 urdhër arreste nga Prokuroria e Napolit, ndërsa janë ekzekutuar 21 urdhër arreste, për 21 shtetas; 18 italianë dhe 3 shqiptarë.

Shtetasi shqiptar me iniciale L.C. vjeç 36 u arrestua sot gjatë operacionit, ndërsa dy të tjerë janë arrestuar më parë në flagrancë po në kuadër të këtij operacioni.

E.N. vjeç 26 ka qenë i arrestuar dhe iu bë njoftimi i urdhër arrestit në burg.

E.Sh vjeç 39 ka qenë i arrestuar dhe iu bë njoftimi i urdhër arrestit në burg.

OPERACIONI POLICOR

Operacion ndërkombëtar antidrogë i koduar "SMOKE SNAKE"

Gjatë orëve të para të mëngjesit është zhvilluar një operacion policor ndërkombëtar antidrogë në zonën e Napolit dhe Kazertas.

Ky operacion ka bërë të mundur të shkatërrohet një organizatë kriminale Italo-Shqiptare dhe gjatë ditës së sotme janë lëshuar 26 urdhër arreste nga Prokuroria e Napolit.

Operacioni i koduar "SMOKE SNAKE" është kryer nga Guardia di Finanza e Marcianise dhe ka filluar në qershor të vitit 2016.

Që me nisjen e hetimit të këtij grupi deri në finalizimin e operacionit ka patur një shkëmbim në kohë reale informacionesh mes Policisë së Shtetit, Guardia di Finanza-s dhe Policisë Italiane nëpërmjet Zyrave Ndërlidhëse në Itali dhe Tiranë.

Nga viti 2016 janë sekuestruar 38 kg Marijuanë dhe 8 kilogramë Heroinë.

500 mijë euro pasuri: 2 apartamente, 1 autoveturë, 3 kompani, 65 llogari bankare 18.000 euro në Cash.

Gjatë orëve të para të mëngjesit janë ekzekutuar 21 urdhër arreste, për 21 shtetas;
18 Italianë dhe 3 Shqiptarë.

Shtetasi Shqiptar me iniciale L.C. vjeç 36 u arrestua sot gjatë operacionit, ndërsa dy të tjerë janë arrestuar më parë në flagrancë po në kuadër të këtij operacioni.

E.N. vjeç 26 ka qenë i arrestuar dhe iu bë njoftimi i urdhër arrestit në burg.

E.Sh vjeç 39 ka qenë i arrestuar dhe iu bë njoftimi i urdhër arrestit në burg.

Gjatë operacionit është sekuestruar edhe një sasi Heroinë, rreth 1 kg në Napoli.

Po gjatë operacionit janë sekuestruar edhe asete të tjera të përfituara nga veprimtaria kriminale që kalojnë gjysmë milioni euro.

Organizata kriminale operonte në fushën e drogave të forta kryesisht të tipit Heroinë në zonën e Napolit dhe Kazertas.

Operacioni është në vazhdim dhe për këtë arsye nuk mund të japim detaje të mëtejshme.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një biznesmen 34-vjeçar, pronar i një lokali dasmash, është ndarë në mënyrë të parakohshme nga jeta në Kavajë.

Një 19-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës, pasi dyshohet se ka kanosur me armë një person tjetër.

21-vjçari G. Kokaj është dhunuar me mjete të forta gjatë natës në Lezhë.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët, për kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

KMT kallëzon penalisht për “shpërdorim detyre” katër zyrtarë të Bashkisë së Himarës.

Ndërron jetë një pushuese 69-vjeçare në plazhin e Ksamilit.

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim një person, i cili ka kanosur sot punonjësit e Agjensisë Kombëtare të Bregdetit gjatë ushtrimit të

Dhjetë mijë maska që dyshohet të jenë prodhuar në vendin tonë​​ janë sekuestruar në portin e Ankonës nga Guardia di Finanza.

Autoritetet Gjyqësore Holandeze, konkretisht Prokuroria e Amsterdamit, Holandë, kanë përcjellë një kërkesë për ndihmë juridike, në të cil