Të dënuarit në Burgun e Burrelit kanë shprehur shqetësimin për kushtet e këqija me të cilat përballen çdo ditë teksa vuajnë dënimin, ndërsa kanë kërcënuar se në rast se nuk përmirësohet shërbimi, do të hyjnë në greve urie.

Por kërkesa e tyre për të hyrë në grevë urie ka hasur në kundërshti të fortë të drejtorit të këtij institucioni, i cili mësohet se nuk do t’i lejojë  të ndërmarrin këtë veprim.

Drejtori i burgut të Burrelit, Fatjon Kurti ka deklaruar për News 24 se po merren masa të nevojshme për përmirësimin e kushteve brenda ambienteve të burgjeve.

"Sapo dola nga qelitë e të burgosurve, jam në negociata. Ne po punojmë dhe po lyejmë burgun.  Nëse duan të futen në greve urie sipas ligjit, ata duhet të firmosin. Jemi në negociata", theksoi Kurti.