Një 21-vjeçar nga Tirana është vënë në prangat e policisë së Kukësit pasi në kufi me Kosovën, në fshatin Morinë, po tentonte të kalonte katër shtetas sirianë.

Shtetasi K. V. kishte për qëllim të kalonte në Kosovë katër shtetasit kundrejt një fitimi, me makinën e tij ‘Volkswagen’. Nga kontrollet rezultoi se për më tepër 21-vjeçari nuk kishte as patentë, duke rënduar gjendjen e tij.

Tani ai do të përballet në gjykatë me akuzat “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” kundrejt fitimit dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.