Vetëvrasjet kanë tronditur qytete të ndryshme të Shqipërisë ditët e fundit. Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar sot në qytetin e Pukës. Një adoleshente vendosi t’i jepte fund jetës duke u vetëvarur.

Ngjarja ndodhi në fshatin Uragji të Pukës, ndërsa bëhet me dije se 17-vjeçarja Diana K., ishte bijë e dy prindërve të divorcuar.

Mësohet se e reja kishte kaluar në depresion prej disa kohësh.

Diana jetonte me dy motrat e tjera, babain, njerkën dhe gjyshërit. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.