Një e moshuar humbi jetën rrethana tragjike pasi banesa ku jetonte u përfshi nga flakët. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Kallarat të Himarës, ndërsa viktima është identifikuar si Gasrete Strati 80 vjeçe.

Sipas të dhënave, gruaja ka qenë e vetme në banesë në kohën kur ka rënë zjarri dhe për shkak të problematikave shëndetësore, ishte e paralizuar, nuk ka arritur të dalë nga banesa.

Mësohet se zjarri ka nsisur nga oxhaku i banesës dhe më pas flakët kanë përfshirë të gjithë shtëpinë.