Katër turistë austriakë dhe tre shqiptarë janë izoluar në malet e Lurës, ndërsa të alarmuar kërkojnë ndihmë.

Ata kanë ndjekur intinerarin Burrel-Vig-Mbas Deje-Zalle Gjocaj-Liqenet e Lurës, por stuhitë kanë bllokur rrugën, ndërkohë banorët e Lurës nuk iu shkojnë dot në ndihmë.

Edhe nga ana tjetër rruga është e bllokuar, ndërsa raportohet se turistët kanë humbur lidhjet me të afërmit, teska kërkojnë ndihmën e policisë, shkruan "Panorama".