Është ndarë nga jeta ditën e sotme 57-vjeçarja Adelina Rizvani, mami në maternitetin e Sarandës.

Ajo mbeti e plagosur gjatë një aksidenti të ndodhur një javë më parë, ku u përfshi një ambulancë dhe një automjet BMW X5.

Mesnatën e datës 21 shtator autoambulanca po shkonte te merrte një pacient, kur është përplasur me automjetin që drejtohej nga 24-vjeçari K.K.

Pas përplasjes, mjeti me targa angleze përfundoi brenda lokalit të E.K ndërsa drejtuesi ka mbetur i lënduar.

57-vjeçarja luftoi për jetën për rreth një javë në Spitalin e Traumës në Tiranë, por nuk mundi të mbijetonte.