Viktima që gjeti vdekjen e menjëhershme dje pasi u rrëzua nga kati i shtatë i një pallati në Durrës, është identifikuar si shtetasja D.Z., e moshës 32 vjeçe.

Policia informon sot se ajo dyshohet të jetë vetëhedhur nga lartësia e pallatit në rrethana që mbeten për t’u zbardhur.

Nuk dihen ende arsyet që e shtynë drejt aktit ekstrem, ndërkohë vijojnë hetimet.

Ngjarja ndodhi në lagjen nr. 5 të qytetit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.