Personi që shihni në foto është 27-vjeçari nga Pogradeci, Fajton Bono, një emër i njohur ky për policinë. Po cili është i riu që u arrestua sot për armëmbajtje pa leje? “BalkanWeb” ka siguruar të tjera detaje për Bonon, që rezulton person me disa precedentë penale. Bono u arrestua pas një hetimi 1-mujor, në një lokal në Pogradec pasi lëvizte lirshëm me një pistoletë ‘TT’, bashkë me 6 fishekë.

‘BW’ raporton se 27-vjeçari është skeduar nga policia si person me prirje radikale, pasi dyshohet se ka luftuar për disa muaj në Siri, përkrah grupit ekstremist ISIS, akuzë për të cilën ai u arrestua. Po ashtu, pak kohë më parë Fatjon Bono u kap nga policia në kryeqytet, pasi ishte shpallur në kërkim si pjesë e grupit kriminal të Gjin Nikës i cili është vrarë disa vite më parë.

27-vjeçari është arrestuar gjithashtu edhe për plagosje të rëndë me dashje, armëmbajtje pa leje dhe kanosje. Mes të tjerash, thuhet se në vitin 2016 Bono ka grabitur dhe ka rrëmbyer për rreth dy orë një person nën kërcënimin e armës, ndërsa i mori atij afro 15 m dru zjarri prani fshatit Vërdovë.